‘Këta helikopterë nuk bien kështu nga qielli’/ Flet ish-piloti i Bryant

‘Këta helikopterë nuk bien kështu nga qielli’/ Flet ish-piloti i Bryant

12:03, 28/01/2020

Ish-piloti i Kobe Bryant pretendon se helikopteri Sikorsky S-76B, që po transportonte legjendën e NBA dhe tetë persona të tjerë kur u përplas në një kodër në Los Angeles, është i besueshëm. Ai tha se një helikopter i tillë nuk bie thjesht nga qielli.

Kurt Deetz, që fluturonte me yllin e basketbollit në vitin 2015, tha se helikopteri është si një limuzinë. Sipas tij, helikopteri ishte në gjendje fantastike dhe i nënshtrohej një programi mirëmbajtje shumë të mirë.Ai tha se një avion i tillë është edhe antiplumb.

“Helikopterët janë shumë kompleks dhe duhet një pilot me eksperiencë për t’i drejtuar. Por ato nuk bien ashtu thjesht nga qielli”, tha ai.

Piloti që po drejtonte helikopteri ishte 50-vjeçari Ara Zobayan. Ai kishte 12 vite si pilot i certifikuar dhe instruktor njëkohësisht.

Deetz tha se me shumë gjasë, avioni u rrëzua për shkak të motit të keq sesa për shkak të problemeve teknike.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco