VIDEO/ Liverpool i pamëshirshëm, merr fitoren e 22-të në kampionat

VIDEO/ Liverpool i pamëshirshëm, merr fitoren e 22-të në kampionat

23:17, 23/01/2020

Liverpool nuk njeh kundërshtar në Premier League. Djemtë e Jurgen Klopp mposhtën me rezultatin 2-1 skuadrën e Wolves, e vlefshme për javën e 24-rt në kampionatin anglez.

“ Të kuqtë” e nisën shumë mirë sfidën dhe në minutën e 8-të kaluan në avantazh me anë të kapitenit Jordan Henderson, duke krijuar dhe idenë se do të ishte një sfidë e lehtë.

Megjithatë në fundin e pjesës së parë Sadio Mane la fushën i dëmtuar, ndërsa pak minuta pas startit të pjesës së dytë, ishte Jimenez që gjuajti saktë me kokë në zonë dhe barazoi shifrat.

Megjithatë "the reds" nuk kishin ndërmend të pranonin asnjë lloj rezultati tjetër përveç fitores dhe shënuan golin me vlerë tre pikëshe në minutën e 82-të, me anë të brazilianit Roberto Firminho.

Tani Liverpool ka 16 pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë dhe ka mundësi që këtë epërsi ta thellojë në 19 pikë pasi ka  një ndeshje të mbetur kundër West Ham të mëkurën më 29 janar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco