Mbappe: Kur isha i vogël, ishulli im ishte Zidane!

Mbappe: Kur isha i vogël, ishulli im ishte Zidane!

23:05, 20/01/2020

Kylian Mbappe ka menduar për t'i hedhur më tepër benzinë zjarrit të ngritur.

Tekniku Zinedine Zidane e do në skuadër talentin francez, ndërsa sulmuesi nuk ka hezituar që t'i thurë elozhe.

"Kur isha i vogël, ishulli im ishte Zidane. Kur je një fëmijë nga Franca, ai duhet të jetë idhulli juaj. Më pas ishte Ronaldo, me të cilin pata fatin të luaja kundër. Sigurisht dhe brazilianët, për mënyrën se si kanë luajtur".

Lojtari i PSG-së ka shpjeguar se ka bërë realitet ëndrrën e tij. "Që kur isha i vogël ëndërroja të bëja atë që po bëj tani. Tani që jam në këtë vend dua të inspiroj brezat e rinj. Nuk duhet të heqin dorë nga ëndrrat dhe duhet që të gjithë t'i mbështesin", - tha Mbappe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco