Pas dështimit të marrëveshjes mes Politanos dhe Spinazzolas, Interi dhe Roma janë përqendruar për gjetjen e lojtarëve të tjerë.
Sipas asaj që raporton, “Gianluca Di Marzio”, klubi i Romës tashmë ka hedhur sytë nga tregu anglez dhe po kërkon lojtarin e Liverpool, Xherdan Shaqiri.
Gazetari i njohur raporton se palët janë në kontakte midis tyre dhe në ditët në vazhdim do të ketë zhvillime të reja.
Mësohet se “verdhekuqtë” u kanë kërkuar drejtuesve të Liverpoolit që mesfushorin me origjinë shqiptare ta marrin në formën e huazimit me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: