VIDEO/ ‘Dramë’ e Interit, ndëshkohet në fund nga Fiorentina

VIDEO/ ‘Dramë’ e Interit, ndëshkohet në fund nga Fiorentina

22:51, 15/12/2019

Fiorentina dhe Interi u përballën mes tyre mbrëmjen e sotme në “Artemio Franchi”, në sfidën vlefshme për javën e 16-të të Serie A, shkruan Syri.net.

Kjo sfidë u mbyll në barazim 1-1, ku u shënuan nga 1 gol për çdo pjesë loje.

Borja Valero shënoi në minutën e 9-të golin e avantazhit për Interin, duke ndëshkuar ish-ekipin e tij, teksa nuk e festoi golin.

Në fundin e takimit, kur dukej se zikaltrit do të merrnin tri pikët, barazon Vlahovic me një gjuajtje të fortë brenda zone, duke surprizuar Handanovic gëzuar tifozët vendës.

Përfundimisht 1-1 dhe Interi barazohet me pikë me Juventusin në krye të renditjes së Serie A, ndërsa Fiorentina mban vendin e 13-të me 17 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco