Orges Shehi: Nuk ka ende asgjë konkrete me Partizanin

Orges Shehi: Nuk ka ende asgjë konkrete me Partizanin

22:37, 15/12/2019

Orges Shehi nuk e fsheh që merkato e trajnerëve është e hapur në çdo kohë, pro ndërkohë nuk ka dashur të komentojë zërat rreth kthimit të tij, tashmë si trajner, në radhët e Partizanit.

Duke folur për lëvizjet e fundit në Superiore, në “News 24” ai mbylli për momentin çdo diskutim për këtë temë.

“Profesioni i trajnerit është shumë i vështirë dhe kush e ka prekur e di që fenomeni ekziston në gjithë botën. Te ne është pak më i theksuar se nuk u jepet kohë, se nuk ka çfarë jep kur nuk i jep kohë për të krijuar fizionominë e vet te kjo skuadër. Këtu është e theksuar, se Tirana ka ndërruar dy trajnerë dhe brenda pak javësh është shumë, kur nuk është mbyllur as gjysma e kampionatit. Do të doja që tu jepej më shumë kohë se nuk ka çfarë jep pa kohën e duhur.

Zërat për Partizanin? Në futboll merkato është dy herë, në verë dhe dimër, por trajnerët e kanë merkaton e hapur gjithmonë. Për respekt të marrëdhënieve me trajnerë, drejtues, ish-trajnerë, do të doja të mos komentoja për këtë rast. Nuk është asgjë konkrete dhe nuk ia vlen që të flas”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco