VIDEO/ Qazim Laçi shënon një supergol, identik me atë të realizuar nga Hamdi Salihi

VIDEO/ Qazim Laçi shënon një supergol, identik me atë të realizuar nga Hamdi Salihi

10:04, 15/12/2019

Futbollisti shqiptar, Qazim Laçi po vazhdon të tregojë formën e tij të shkëlqyer edhe në Ligën e 2-të franceze.

Laçi ishte autor i një goli spektakolar, në ndeshjen që skuadra e tij Ajacion zhvilloi ndaj Lens.

Në minutën e 12’ 23 vjeçari realizoi në një mënyrë mjaft të njohur për sportdashësit shqiptar. Goli është identik me atë të shënuar nga Hamdi Salihit kundër Norvegjisë pas skemës fantastike.

Këtë herë ishte Laçi që i shkëputej bukur lojtarit kundërshtar që e markonte dhe duke dalë në qendër të zonës, nuk ka gabuar për të dërguar topin në rrjetë. 

Pavarësisht golit spektakolar, skuadra e Ajacion nuk ia doli të fitonte, pasi Lens e ktheu rezultatin dhe e fitoi ndeshjen (1-2).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco