Ja çfarë thotë presidenti i Partizanit pas humbjes në derbi ndaj Tiranës

Ja çfarë thotë presidenti i Partizanit pas humbjes në derbi ndaj Tiranës

21:27, 13/12/2019

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, foli i zhgënjyer pas humbjes 2-1 në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës.

Në një prononcim për mediat, Demi tha se Tirana e meritonte fitoren e një ndeshje të cilën e etiketoi si shumë të bukur.

“E meritonte Tirana fitoren. Ndeshje e bukur, ajo e meritonte”, shprehet presidenti

Jeni i zhgënjyer? “Nuk ka asnjë gjë. Për tifozët më vjen keq”.

Të ardhurat për të prekurit e tërmetit sa do jenë? “Pyesni drejtorin, po që do ikin shumë për ta”.

Ju keni thënë që Tirana nuk do fitoj sa të jeni ju? “Sa të jem unë, jo njëherë, por kanë kaluar 5 vjet, çdo pesë vjet (qesh).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco