Gattuso e nis te Napoli me një takim me ‘senatorët’

Gattuso e nis te Napoli me një takim me ‘senatorët’

13:57, 12/12/2019

Genaro Gattuso u prezantua pasditen e djeshme si trajneri i ri i Napolit, duke zënë në këtë mënyrë vendin e Carlo Ancelottit.

Pa humbur kohë, ai ka zbritur skuadrën në fushë për stërvitjen e parë, por duke ditur momentin e vështirë që Napoli po kalon, trajneri Gattuso ka menduar më shumë për të diskutuar me futbollistët.

“Corriere dello Sport” raporton se Gattuso ka provuar të motivojë futbollistët për ndeshjen e radhës si edhe për të ndihmuar futbollistët që të kalojnë këtë moment të vështirë psikologjik.

Ndërkohë, në përfundim të kësaj seance ai ka kërkuar një tjetër takim, por këtë radhë është takuar me senatorët e skuadrës.

Gattuso ka pasur një diskutim kokë më kokë me Insinjen, Mertens, Kajehon, Kulibali, Manolas dhe Alan.

Të gjithë futbollistët janë mbledhur së bashku në dhomat e zhveshjes dhe kanë diskutuar me trajnerin në lidhje me problemet që po hasin në stërvitje por edhe në marrëdhënien me presidentin e jo vetëm.

Gattuso synon që fillimisht të rikthejë frymën e grupit dhe më pas të mendojë për stërvitjen në prag të ndeshjes ndaj Parmës në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco