Skenari i stolit të Napolit, Gattuso do zëvendësojë Ancelottin

Skenari i stolit të Napolit, Gattuso do zëvendësojë Ancelottin

10:39, 10/12/2019

Përvoja e Carlo Ancelottit në krye të Napolit thuajse ka prekur fundin.

Verdiktin përfundimtar e jep takimi me Genkun në Champions, pra nga kualifikimi ose jo i Napolit në fazën e 1/8-ave.

Lamtumira, në fakt, ndihet edhe në fjalët e trajnerit në konferencën për shtyp para sfidës me belgët dhe nga disa informacione jozyrtare.

Vendin e tij pritet ta marrë Rino Gattuso, një nga trajnerët më të kërkuar muajt e fundit në Itali.

Disa klube kanë bërë sondazhe për të kuptuar qëllimin e tij, por të gjitha kanë marrë përgjigje negative.

Ekzistonin mundësitë që të merrte drejtimin e Fiorentinës së Comissos, por projekti i Napolit duket se është i vetmi që bind Gattuson.

Propozimi në bisedat paraprake është për një kontratë me kohëzgjatje një vit e gjysmë, nga e cila deri në qershor do të përfitojë 1.5 milionë euro dhe për sezonin tjetër 3 milionë euro.

Pra, fillimisht Gattuso do të jetë trajner i përkohshëm, por nëse gjërat shkojnë siç duhet në pjesën e dytë të sezonit atëherë do të fitojë kontratën për sezonin e ardhshëm.

Te Napoli e kanë të qartë se po bisedojnë me një njeri të fjalës, i cili pati kurajën të hiqte dorë nga paratë e premtuara nga Milani kur e kuptoi se nuk ishin më kushtet për të vijuar.

De Laurentiis nuk dëshiron të shkarkojë Ancelottin pa një marrëveshje dypalëshe për një arsye: nuk ka ndër mend t’i paguajë rrogën deri në verë të vitit 2021 (6.5 milionë euro në sezon)

Më largimin e Ancelottit duhet të marrin valixhet edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco