Negociata intensive/ Zbulohen prapaskenat, ja kush do ta drejtojë stolin eTiranës

Negociata intensive/ Zbulohen prapaskenat, ja kush do ta drejtojë stolin eTiranës

20:01, 08/12/2019

Trajneri i ardhshëm i Tiranës, mund të jetë Gugash Magani.

Pranë klubit bardheblu, bëjnë me dije se ka pasur negociata intensive mes përfaqësuesve të klubit kryeqytetas dhe trajnerit aktual të Besës, që në të kaluarën i ka drejtuar bardheblutë gjatë sezonit 2013-2015, sipas Panorama Sport.

Ndonëse asnjë nga palët nuk e konfirmon zyrtartisht, mësohet se është arritur edhe një marrëveshje parimore mes palëve.

Në listën e emrave që Halili po shqyrton gjatë kësaj kohe, janë edhe Bledar Devolli, Mirel Josa dhe Sulejman Starova, pas largimit thuajse përfundimtar të Julian Ahmatajt.

Deri në këtë moment është peqinasi favorit për të marrë drejtimin e 24 herë kampionëve të Shqipërisë.

Nëse lajmi konfirmohet, 54-vjeçarit do t’i duhet të zgjidhë kontratën me klubin e Besës së Kavajës, ku aktualisht është trajner.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco