VIDEO/ Juventus nuk po gjen qetësi, Bonucci dhe Cuadrado debatojnë sërish midis tyre

VIDEO/ Juventus nuk po gjen qetësi, Bonucci dhe Cuadrado debatojnë sërish midis tyre

08:58, 08/12/2019

Tek Juventus gjërat nuk po shkojnë në mënyrën e duhur.

Kjo u pa dhe në ndeshjen e mbrëmshme mes Juventusit dhe Lazios, ku protagonist të një debati të nxehtë ishin Cuadrado dhe Bonucci.

Në momentin e kartonit të kuq nga ana e arbitrit Majkëll Fabri, anësori kolumbian ishte shumë i nervozuar me kryesorin e takimit, si rrjedhojë edhe e një ndërhyrjeje shumë të rëndë që ai kishte pësuar në pjesën e parë, por që “bilbili” nga Ravena la lejimin e lojës, edhe pse pamjet e përsëritura treguan se ndërhyrja në kavilje ishte shumë e ashpër.

Gjithsesi, ajo që bëri jehonë në median italiane është fakti se mes Bonuccit dhe Cuadrados duket se gjakrat kanë kohë që janë nxehur, sepse në momentin që amerikano-jugori po protestonte, kapiteni i vuri dorën në gojë, por aty erdhi edhe një reagim shumë i ashpër, një goditje nga ana e Cuadrados ndaj mbrojtësit, që më pas u nda nga lojtarët e tjerë.

Një skenë e tillë duket e përsëritur, duke qenë se edhe në tunel, pas ndeshjes së parë të fazës së grupeve, që Juventusi barazoi 2-2 ndaj Atletikos së Madridit, në Champions, kishte pasur shkëndija mes Bonuccit dhe Cuadrados dhe pa dyshim që ky tension i përsëritur lë një enigmë të madhe për t’u mësuar më konkretisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco