Realizoi dy gola, flet Sadiku: Dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës dhe trajnerin që më kanë...

Realizoi dy gola, flet Sadiku: Dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës dhe trajnerin që më kanë...

09:24, 07/12/2019

Armando Sadiku i dha fitoren Malagas me dy golashin e realizuar ndaj Tenerifes në Segunda Division (2-0).

Sulmuesi shqiptar  u shpreh se ndjehej i lumtur për dy golat  shënuar dhe se falënderon shokët e skuadrës dhe trajnerin për mbështetjen e dhënë.

“Kemi fituar dhe kjo është e rëndësishme. Pastaj bëra dy gola, por gjithmonë jam munduar që të shënoj në çdo ndeshje. Sot ishin dy gola dhe jam shumë i lumtur.

Punoj çdo ditë shumë seriozisht, në mënyrë profesionale dhe dua të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës dhe trajnerin që më kanë mbështetur gjithmonë, që në ditën e parë që jam këtu. Edhe falë tyre po bëj gjithnjë e më mirë”, tha Sadiku pas sfidës.

“Kur luajmë në shtëpi duam gjithmonë të fitojmë e marrim tre pikët. Mbështetësit janë spektakolarë, fituam sot dhe shpresojmë që në ndeshjet e radhës të fitojmë përsëri kështu”, tha sulmuesi shqiptar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco