Guardiola: Ja kush mund të më zëvendësojë denjësisht te Manchester City

Guardiola: Ja kush mund të më zëvendësojë denjësisht te Manchester City

21:31, 06/12/2019

Në prag të derbit me Manchester United, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka dalë në një konferencë për shtyp.

Përveç ndeshjes, tekniku spanjoll u ndal të flasë dhe për Mikel Artetan të cilin e sheh si zëvendësuesin e tij kur të largohet nga City. Spanjolli i cili iu bashkua stafit të Guardiolës kur ky zbarkoi në Angli, përflitet shpesh si alternativë për trajner në klube të ndryshme, sidomos te Arsenali ku ai ka kaluar shumë vite si futbollist.Image “Ai është në gjendje ta bëjë një gjë të tillë, por varet nga ai vetë, nga klubi, nga shumë gjëra që unë nuk mund t’i vendos. Nuk jam një person që u vendos pistoletën në kokë anëtarëve të stafit apo lojtarëve të mi për t’u thënë se çfarë duhet të bëjnë. Jemi qenie njerëzore, të gjithë kanë ëndrra e dëshira. Shpresojëm që të mund të qëndrojë këtë sezon dhe në të ardhmen sa më gjatë që të jetë e mundur në këtë klub”, tha Guardiola.

ImageNdërkohë, ai nuk kurseu elozhet as për Manchester United. “ United ka shumë cilësi dhe historia e tyre e tregon. Por duhet të mundohemi t’i mposhtim. Kanë lojtarë të aftë e jashtëzakonisht të shpejtë të cilët besojnë te ajo që po bëjnë, “, tha tekniku spanjoll.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco