Paraqitje e shkëlqyer, Milot Rashica zgjidhet në formacionin e muajt nëntor në Bundesligë

Paraqitje e shkëlqyer, Milot Rashica zgjidhet në formacionin e muajt nëntor në Bundesligë

17:17, 06/12/2019

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica ka pasur në muaj (nëntor) mjaft të mirë nga kampionatin gjerman me skuadrën e Werder Bremen.

 ‘Whoscored’, faqe e specializuar për statistika, ka publikuar formacionin më të mirë të muajit nëntor në Bundesligë.

Në këtë formacion, pjesë e të cilit është edhe Robert Lewandowski, një vend e ka zënë edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica.

Image

Rashica për paraqitjet në muajin nëntor është vlerësuar me notë 7.88, duke qenë lojtari i katërt më i vlerësuar në këtë formacion.

Timo Werner i RB Leipzig me notën 8.82, është lojtari më i vlerësuar, që lë pas Nkunkun dhe Lewandowskin.

Kujtojmë se Rashica në ndeshjen e fundit në Bundesligë, ka shënuar dy gola në fitoren shumë të rëndësishme të Werderit  ndaj Wolfsburg, me rezultat 2:3.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco