Ibrahimovic i 'shkel syrin' Milanit ose Interit: Shihemi së shpejti në Itali!

Ibrahimovic i 'shkel syrin' Milanit ose Interit: Shihemi së shpejti në Itali!

08:39, 04/12/2019

Zlatan Ibrahimovic ka konfirmuar rikthimin e tij në Itali.

Pas largimit nga LA Galaxy, sulmuesi suedez i ka mbajtur të gjithë në ankth për klubin e ri.

“Do të bashkohem me një klub që dëshiron të kthehet te fitoret, që dëshiron ta rinovojë historinë dhe të luftojë në beteja të reja kundër të gjithëve” ka thënë Ibra për GQ Italia.

“Kjo është mundësia e vetme që të gjejë sërish motiv dhe do të befasoheni edhe ju”.

“Nuk ka të bëjë me zgjedhjen e ekipit, pasi ka edhe faktor dhe interesa të tjerë, fillimisht për familjen time. Shihemi së shpejti në Itali”, ka thënë Ibraimovic.

Milan, Napoli, Bologna dhe Roma janë klube që e kanë fituar në të shkuarën Scudetton që janë edhe destinacionet e ardhshme për suedezin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco