Klopp me ‘dhembje koke’, Liverpooli ka 2 mungesa të rëndësishme

Klopp me ‘dhembje koke’, Liverpooli ka 2 mungesa të rëndësishme

21:12, 20/11/2019

Liverpooli kryeson i vetëm Premier Ligën, teksa ndodhet në vendin e parë me 34 pikë, 8 pikë më shumë se Leicesteri i vendit të dytë.

Të shtunën të besuarit e Jurgen Klopp do të kenë një ndeshje shumë të vështirë në transfertë, siç është ajo ndaj Cristal Palace.

Pikërisht për këtë sfidë, të gatshëm me Liverpoolin nuk do të jenë dy titullarë të padiskutueshëm, për shkak të dëmtimeve.

Mohamed Salah dhe Endi Robertson, vuajnë nga një dëmtim në kyçin e këmbës, dhe e kanë të pamundur të luajnë të shtunën.

Dy mungesa të mëdha për Klopin, i cili i kishte projektuar të dy futbollistët titullarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco