Belgjika shkatërron Rusinë dhe ‘blindon’ vendin e parë në eliminatore

Belgjika shkatërron Rusinë dhe ‘blindon’ vendin e parë në eliminatore

21:28, 16/11/2019

Belgjika ka siguruar vendin e parë në Grupin I të kualifikueseve në “Euro 2020”.

Vendasve u nevojitej suksesi 2-0 në “Gazprom Arena” (Saint Petersburg), por në fakt pësuan një humbje të rëndë 1-4 e për rrjedhojë duhet të pajtohen me vendin e dytë.

Belgjika kryeson me 27 pikë, ndërsa Rusia mbetet në kuotën e 21 pikëve kur kanë mbetur për t’u luajtur ndeshjet e raundit të fundit.

Torgen Hazard hapi serinë e golave në minutën e 19, ndërsa Eden Hazard realizoi dy gola të njëpasnjëshëm para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes.

Në pjesën e dytë rezultati shkoi 0-4 pas golit të Lukakut, por në fund erdhi edhe goli i nderit për rusët, i shënuar nga Dzhikiya.

Ja rezultatet e ditës së sotme në këto eliminatore:

Qipro 1–2 Skoci 

Azerbaixhan 0–2 Uells 

San Marino 1–3 Kazakistan 

Slloveni 1–0 Letoni 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco