Trajneri i Kosovës e pranon: Jam i frikësuar, Anglinë mund ta ndalim duke i thyer këmbët!

Trajneri i Kosovës e pranon: Jam i frikësuar, Anglinë mund ta ndalim duke i thyer këmbët!

20:52, 16/11/2019

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes mendon se Anglia është skuadra më e mirë në Europë dhe ka thënë me shaka se mënyra e vetme për të ndalur Raheem Sterling është t’i thyesh këmbën.

“Nëse mbani mend kur filluam kualifikueset e Europianit kam folur për eksperienca të reja dhe progres, për t’u përmirësuar,” shprehet ai.

“Kjo është një ndeshje e mrekullueshme për këto objektiva. Nëse shini kualifikueset e Anglisë, askush si ka shënuar aq shumë gola, normalisht ata fitojnë 7-0, 6-0 apo 5-0! Askush nuk është si ata dhe për ne është një sfidë e madhe dhe unë si trajner mund ta shijojë këtë ndeshje, por jam edhe pak i frikësuar.

Mund të qeshim pak, por kjo do të jetë ndeshja e 1001 e Anglisë, ndërsa e 29-a e jona. Sterling? Vetëm si ekip mund të gjejmë një zgjidhje për ta ndalur, ose t’i thyejmë këmbën, por kjo nuk është mënyra jonë, ne jemi shumë të mirë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco