VIDEO/ Penalltia e fituar ndaj Brazilit, Messi habit me deklaratën e tij: Nuk e di nëse Alex Sandro më preku!

VIDEO/ Penalltia e fituar ndaj Brazilit, Messi habit me deklaratën e tij: Nuk e di nëse Alex Sandro më preku!

08:51, 16/11/2019

Argjentina fitoi ndaj Brazilit në miqësoren e zhvilluar në Rijad.  Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Lionel Messi, i cili e dërgoi topin në rrjetë pas tratativës së dytë nga pika e bardhë e penalltisë.

Një penallti që 32 vjeçari e fitoi vetë pas një kontakti me Alex Sandron.

Mirëpo kjo penallti hapi polemika të shumta, dhe vetë ylli i Barcelonës e pranon në një intervistë se nuk e di nëse kishte kontakt.

“Në të vërtetë nuk e di nëse më ka prekur apo jo. Kam rënë për inertësi, nuk e di nëse ai arriti apo jo të më prekë. Besoj se e ka bërë, por nuk e di me siguri. Nuk e di as nëse ndodhi brenda apo jashtë zonës”, deklaroi Messi në përfundim të miqësores së luksit të fituar nga ekipi i tij me rezultatin 1-0.

Videon mund ta shikoni nga minuta 2:30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco