Argjentina del fituese nga miqësorja e luksit me Brazilin, vendos goli i Messit

Argjentina del fituese nga miqësorja e luksit me Brazilin, vendos goli i Messit

20:17, 15/11/2019

Argjentina ka dalë fituese nga miqësorja e luksit me Brazilin (1-0).

Goli i Leo Messit në minutën e 13-të vendosi gjithçka. Ylli i Barcelonës fillimisht gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, por topi i grushtuar nga portieri shkoi sërish në këmbët e “Pleshtit”.

Përgjithësisht ka qenë një ndeshje tepër e luftuar,  ku rastet nuk kanë munguar për të dyja skuadrat.

Brazili humbi dhe një penallti  në minutën e 9-të. Ishte sulmuesi i Manchester City-t, Gabriel Jesus, që e fitoi 11-metërshin, të cilin po vetë e shpërdoroi, duke gjuajtur jashtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco