Berluskoni do te Monza lojtarë të krehur, pa tatuazhe dhe të diplomuar

Berluskoni do te Monza lojtarë të krehur, pa tatuazhe dhe të diplomuar

15:45, 15/11/2019

Silvio Berluskoni u largua nga Milani pas plot 31 viteve, ku arriti suksese shumë të mëdha me këtë klub.

Pas largimit nga kuqezinjtë, 83-vjeçari mori në pronësinë e tij Monzën, e cila militon në Serinë C.

Dëshira e Berluskonit është që ta ngjisë sa më lart të jetë e mundur këtë klub, i cili duket shumë afër Serisë B, pasi renditet në vendin e parë me 33 pikë, 7 pikë më shumë se Renate e vendit të dytë.

Beluskoni ka vendosur disa rregulla stërkit për futbollistët e këtij ekipi, siç është rregulli që asnjëri nuk duhet të mbajë mjekër apo tatuazhe.

“Kjo është një argëtim për mua dhe Galianin. Ne duam që te Monza të kemi një ekip me lojtarë italianë, të cilët mundësisht të jenë diplomuar. Lojtarët duhet të jenë të krehur, pa mjekër dhe pa tatuazhe. Ata gjithashtu duhet të jenë të sjellshëm me gjyqtarët, kundërshtarët dhe tifozët”, u shpreh Berluskoni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco