Pas barazimit, flet Hysaj: E morëm njëckë butë, ja ku gabuam me Andorrën...

Pas barazimit, flet Hysaj: E morëm njëckë butë, ja ku gabuam me Andorrën...

23:05, 14/11/2019

Shqipëria mori një barazim të vështirë 2-2 në shtëpi ndaj Andorrës.

Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofon e “RTSH”, Elseid Hysaj u shpreh i zhgënjyer me rezultatin duke theksuar që kuqezinjtë gabuan shumë herë.

Sipas mbrojtësit shkodran, skuadra duhej të ishte më e përqendruar.

“Me të vërtetë zhgënjyese. Po tregonin lojë të bukur me Turqinë dhe Moldavinë. Gabuam sepse e morëm njëckë butë. Të bezdisin në fushë. Turqia në minutat e fundit ka bërë gol. Për mua duhet të fitonim me shumë zemër. Ja që nuk donte. Tani duhet të mendojmë për Francën.

Pësuam 2 gola pa mëndje, në momente që nuk u besonte. Duhet të ishim më të përqendruar më të egër. Ata po luanin fortë. Duhet të kemi vëmendjen tek ndeshjet e tjera. Unë dua që të bëj sa më shumë rekorde me këtë Kombëtare.

E kuptojmë të gjithë që me skuadrat e vogla duhet të jemi më të përqendruar. Është me e lehtë të kemi motivimin me Francën. Për të vazhduar përpara duhet agresiviteti me të voglat. Ishte zgjedhje taktike e trajnerit që mos luaja nga fillimi duhet të pyesni atë”, u shpreh Hysaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco