Reja: Shqipërisë i kam dhënë stimuj të rinj, Botërorin e kam ëndërr

Reja: Shqipërisë i kam dhënë stimuj të rinj, Botërorin e kam ëndërr

12:04, 14/11/2019

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka dhënë një intervistë për “Corriere Dello Sport”, duke folur për të tashmen, por edhe për të ardhmen e tij kuqezi.

Tekniku i cili duket qartësisht se do të vazhdojë në stolin e përfaqësueses, ka folur për ëndrrën e Botërorit, duke theksuar se beson që mund të arrihet.

“Lëvizja futbollistike po rritet në mënyrë shumë të shpejtë. Stadiumin e ri e kam parë tre ditë më parë, është një stadium fantastik, një xhevahir. Një emocion i vërtetë dhe krenari të mund ta inauguroj.

Shqipërisë i kam dhënë stimuj të rinj. Kur mbërrita këtu nuk kam gjetur një situatë pozitive, gjatë rrugës kam hyrë në sintoni. Tani duhet të mundim Andorrën dhe pastaj do të më pëlqente një paraqitje në nivel të lartë me Francën për të treguar që nuk kemi humbur kohë.

Botërori? Do të ishte një ëndërr. Kam besim. Ka të rinj me shumë cilësi, meritojnë vëmendje”, tha Reja për gazetën italiane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco