Luca Modric fiton çmimin 'Golden Foot' në Monaco

Luca Modric fiton çmimin 'Golden Foot' në Monaco

23:09, 12/11/2019

Luca Modric nuk ka udhëtuar me kombëtaren e Kroacisë, megjithëse kjo është për një arsye të mirë. Modric ka udhëtuar drejt Monacos për të marrë çmimin “Golden Foot”, një çmim që jepet për lojtarët mbi 29 vjeç.

“Golden Foot” i shtohet kështu medaljeve individuale të kroatit, që arriti maksimumin vitin e kaluar kur ai fitoi “Topin e Artë”. 34-vjeçari bëhet kështu lojtari i 17-të që mori këtë çmim (për herë të parë u dha në vitin 2003 dhe e fitoi Roberto Baggio gjatë kohës së tij në Brescia).

“Ishte një nder për mua marrja e këtij çmimi. Unë po kthehem në nivelin tim më të mirë siç tregova në ndeshjen e fundit. Janë shtatë ndeshje shumë të rëndësishme deri në fund të vitit dhe ne do të vazhdojmë të luajmë mirë,” – tha Modric gjatë ceremonisë së zhvilluar në Monaco.

Fituesi në fuqi i “Golden Foot” ishte Edison Cavani i PSG.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco