Mbrojtësi i Kombëtares: Me Andorrën apo me Francën, ne do luajmë njësoj

Mbrojtësi i Kombëtares: Me Andorrën apo me Francën, ne do luajmë njësoj

14:50, 12/11/2019

Hysen Memolla, mbrojtësi i Kombëtares, doli ditën e sotme në konferencë për shtyp, teksa foli për objektivat për dy sfidat me Andorrën dhe Francën.

Ai theksoi se të gjithë duhet të japin maksimumin, pavarësisht kundërshtarit dhe objektivave.

Si është situata në skuadër dhe cilat janë dhe objektivat?

Kemi objektivat tona, ndoshta ka mbaruar ndoshta jo, ne duhet të bëjmë maksimumin tonë dhe të fokusohemi 100%. Mund të jetë Franca apo Andorra, nuk ka rëndësi, me kë do që luajmë duhet të japim më të mirën.

Preferon 90 minuta me Andorrën apo pak minuta me Francën?

Unë stërvitem në maksimum. Këtë e ka në dorë trajneri, unë do të jap maksimumin bashkë me çunat në çdo rast.

Ju tremb konkurrenca?

Konkurrenca është gjë e mirë, sepse ti mund të japësh më të mirën në çdo stërvitje. dhe ndikon në formën tënde. Nuk e shoh si gjë të keqe. Kështu trajneri ka më shumë alternativa. Unë Lenjani dhe Trashi mund t’i japim një dorë të rëndësishme ekipit kombëtare në të majtë. Të gjithë lojtarët duan të shënojnë, por së pari duhet të fitojmë ndeshje dhe të japim maksimumin. Nëse shënoj dhe fiton kombëtarja, ku ka më mirë është një plus.

Skema 3-5-2 si ju duket?

Kam shumë ndeshje pa luajtur më ketë skemë, por po stërvitem. Besoj se mund të luajë në këtë skemë. Kam luajtur më parë me Panuccin. Po mundohem të përshtatem me këtë modul.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco