Costa: Ishte goli më  i bukur i karrierës sime. Ia dedikoj...

Costa: Ishte goli më i bukur i karrierës sime. Ia dedikoj...

18:41, 08/11/2019

"Isha në një pozicion playmakeri dhe e kisha të vështirë të gjeja hapësira. Kështu, duke folur dhe me Bonucci dhe Dybalan, vendosa  të lëvizja në krahun e majtë".

Këto janë fjalët e para të Douglas Costa në një intervistë për “Sky Sport” mbi golin vendimtar në ndeshjen mes Lokomotivës së Moskës dhe Juventusit në Ligën e Kampioneve.

 Braziliani, i cili hyri nga stoli, shënoi në minutat e fundit të ndeshjes duke i dhënë fitoren dhe kualifikimin Juventusit.

Në gol fantastik, i thënë dhe vetë nga autori i saj.  “Kur kalova dy mbrojtësit pashë që kisha hapësirë ??për të shkuar drejt qendrës, Higuain u tregua i zgjuar duke më dhënë një top me thembër, atëherë arrita të qëndroj i qetë dhe të shënoj.

 “Ishte një veprim shumë i bukur, falë edhe Higuain. Është goli më i bukur i karrierës time. Nuk jam mësuar ta heq fanellën pas një goli, por ishte një moment emocionues”.

 Costa ka dhe një dedikim special për golin e shënuar.

"Golin  ia dedikoj të dashurës time, Natalhia: " Është një person i rëndësishëm për mua, më ndihmoi në një moment të vështirë dhe unë e shpërbleva atë me një gol por unë do të vazhdoj t’i jap edhe trëndafila”, përfundojë mbrojtësi i Juventus.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco