Akuzat për përdhunim, avokati i Ronaldos ka një kërkesë për ish-modelen

Akuzat për përdhunim, avokati i Ronaldos ka një kërkesë për ish-modelen

14:38, 08/11/2019

Komplikohet akoma edhe më shumë përdhunimi i mundshëm i Kathryn Mayorga-s nga Cristiano Ronaldo.

Avokatët e Cristiano Ronaldos e kanë fituar një padi në gjykatë kundër gruas që e akuzon futbollistin portugez.

Gjykata ka vendosur që të gjitha dokumentet dhe dëshmitë e Mayorgas duhet të mbyllen dhe të mbeten sekre për publikun.

Gjykatësi i SHBA-së, Daniel Albregts u tha përfaqësuesve të Mayorgas se ajo do të ketë nevojë për gjyqtarë të një niveli më të lartë për të vendosur nëse akuza e saj do të vazhdojë më tej në gjykatë apo do të zgjidhet prapa dyerve të mbyllura.

Avokatët e Ronaldos preferuan që e gjithë çështje të zgjidhet në mënyrë private dhe gjykatësi vendosi që të gjitha dokumentet dhe dëshmitë e tjera të Mayorgan mos bëhen publike, pasi përfaqësuesit e futbollistit pretendojnë se po dëmtohet imazhi i CR7-ës.

Pak kohë më parë Prokuroria e Las Vegasit bëri të ditur rënien e akuzave për përdhunim të ngritur nga ish-modelja amerikane. Sipas komunikatës së kësaj Prokurorie që iu shpërnda të gjitha medieve, hetuesit që u morën me këtë çështje arritën në përfundimin se nuk ka prova të forta që të vërtetojnë se futbollisti kreu përdhunim në një hotel të Las Vegasit, 10 vite më parë.

Sipas versionit të Mayorgës, modelja që në atë kohë ishte 25 vjeçe, u përdhunua në një dhomë hoteli në Las Vegas ku Cristiano Ronaldo ishte me pushime përpara se të përfundonte transferimin e tij nga Manchester United te Reali i Madridit në vitin 2009.

Nga ana e tij, futbollisti 34 vjeçar i ka hedhur gjithnjë poshtë këto akuza të ngritura ndaj tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco