Mesfushori që po shkëlqen në Serie A vëzhgohet nga gjiganti anglez

Mesfushori që po shkëlqen në Serie A vëzhgohet nga gjiganti anglez

09:56, 01/11/2019

Sandro Tonali është një nga lojtarët më premtues italian dhe ekipet “big” të Serisë A, si: Juventus, Milan dhe Inter janë vënë pas tij.

Mesfushori i Brescias ka rënë në sy që sezonin e kaluar, por ngjitja në elitën e futbollit italian ka bërë që dhe vetë lojtari të rritet.

Siç raporton “The Independent”, Solskjaer është i “fiksuar” pas Tonalit dhe e do më çdo kusht në ekipin e vet.

Ai ka lënë “roje” një njeri të besuar, që do të vëzhgojë shumë mirë lojtarin.

Tonali është vetëm 19-vjeç dhe luan si mesfushor qendre. Ai është “prodhim” i akademisë së Brescias dhe këtë sezon ka luajtur në 10 ndeshje, ku ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco