Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Vazhdojnë problemet për Rei Manaj tek Albacete, humbet ndeshjen e radhës

Vazhdojnë problemet për Rei Manaj tek Albacete, humbet ndeshjen e radhës

09:07, 01/11/2019

Rei Manaj nuk po kalon një moment të mirë në Spanjë, duke qenë se sulmuesi shqiptar po përballet me sanksione nga klubi spanjoll i Albacetes.

Ai akuzohet se ka thyer disiplinën dhe për pasojë klubi ka vendosur të marrë masa duke i dhënë dënime sulmuesit shqiptar, ku fillimisht u stërvit i vetëm dhe më pas u la jashtë nga ndeshja e radhës.

Mesa duket, gjërat ende nuk janë qetësuar dhe për Manajn nuk ka paqe.

Sulmuesi nga Lushnja është lënë sërish jashtë për ndeshjen që skuadra e tij luan nesë.

Manaj u stërvit rregullisht me klubin dhe në fund të stërvitjes, është vënë re se problemet mes palëve janë prezente.

Me përfundimin e stërvitjes, shokët e skuadrës kanë hipur në autobus dhe janë nisur për në transfertë.

Nga ana tjetër, Manaj është lënë jashtë dhe me anë të makinës së tij personale, është larguar nga qendra stërvitore ku nesër do të jetë pushim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco