Sarri tregon se çfarë e shqetëson te Juventusi

Sarri tregon se çfarë e shqetëson te Juventusi

10:56, 31/10/2019

Maurizio Sarri është i lumtur që merr tri pikë të radhës në frymën e fundit në takimin me Genoan (2-1), por pranon se skuadra po vuan shumë faktin që po konkretizon pak kundrejt rasteve që ndërton.

Është e vërtetë që bëmë një pjesë të parë nën ritmet tona, nën ritmet që unë kërkoj. Na mungoi pak saktësi në veprim dhe në shpërndarjen e lojës, kjo edhe si rrjedhojë e mungesës së Pjanic. Për më shumë, edhe në fazën e të bërit presing në zonën e Genoas gabuam në disa raste, ndaj të gjithë këto bënë që të humbnim pak intensitet, ndonëse është normale kur luan çdo tri ditë. Gjithsesi, ajo që më shqetëson mua shumë është se po shënojmë shumë pak. Vërtet krijojmë një mori me raste për gol, por konkretizimi nuk është ai që unë pres dhe ndaj Genoas e vuajtëm për të disatën herë këtë gjë”, deklaroi tekniku i Juventusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco