FOTO/ Igli Tare përzgjidhet mes 5 kandidatëve për çmimin “Drejtori Sportiv 2019”

FOTO/ Igli Tare përzgjidhet mes 5 kandidatëve për çmimin “Drejtori Sportiv 2019”

14:34, 30/10/2019

Puna e shkëlqyer që Igli Tare po bën të Lazio gjatë këtyre vazhdon të vlerësohet.

Pasi mori çmimin e drejtorit më të mirë sportiv në Itali nga faqja e specializuar “Tuttomercatoweb” për vitin 2018, këtë herë fama e shqiptarit i kalon kufijtë e Italisë.

Tare është përfshirë në listën e 5 kandidaturave për drejtorin më të mirë sportiv të vitit nga “Globe Soccer Awards” teksa do të jetë pjesë e ceremonisë gala që do të mbahet më 29 dhjetor në Dubai për ndarjen e çmimeve.

Rivalë të Tares në këtë garë janë emra shumë prestigjiozë që mbajnë e drejtorit sportiv në klube të mëdha.

Eric Abidal i Barcelonës, Mark Overmars i Ajaxit, Berta i Atletico Madrid dhe Edward i Liverpool do të rivalizojnë me drejtuesin shqiptar të Lazios për çmimin e drejtorit sportiv më të mirë të vitit 2019 që do të jepet nga “Globe Soccer Awards”.

Edhe nëse nuk ja del të triumfojë, Tare e ka fituar tashmë çmimin e tij dhe ai është përfshirja në listën e 5 kandidaturave.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco