Milner i pakënaqur me VAR: Mendoj se ka akoma shumë...

Milner i pakënaqur me VAR: Mendoj se ka akoma shumë...

17:14, 29/10/2019

VAR po shkakton shumë polemika në Premier League. Pas disa episodeve me të vërtetë të diskutueshëm, edhe lojtarët kanë filluar të japin mendimet e tyre në lidhje me teknologjinë.

Mesfushori i Liverpool, James Milner, ka qenë shumë i qartë në një intervistë të dhënë për  “The Guardian”.

"Metoda që tregon nëse topi ka kaluar ose jo vijën e portës është e pabesueshme. Vendimi është i menjëhershëm. Ose është e bardhë, ose e zezë", ka thënë Milner, i cili nuk ka patur fjalë shumë pozitive për VAR-in.

"VAR është me të vërtetë e vështirë që të përdoret, veçanërisht kur nuk ka një ide të qartë në lidhje me vendimin që duhet marrë. Kjo prish atmosferën e ndeshjes. Mendoj se ka akoma shumë diskutime në lidhje me VAR-in".

"Shënon, dëgjon brohoritjen e publikut dhe më pas duhet pritur VAR-i për të kuptuar nëse është gol ose jo. Përtej asaj që mendojnë njerëzit, kjo teknologji duhet përmirësuar", ka përfunduar Milner.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco