FOTO/ Ja renditja e Kategorisë Superiore pas javës së 10-të, kryeson...

FOTO/ Ja renditja e Kategorisë Superiore pas javës së 10-të, kryeson...

23:08, 28/10/2019

U luajtën dy ndeshjet e fundit për javën e 10-të në Kategorinë Superiore.

Pas barazimit me Kukësin, klubi i Partizanit qëndron me 18 pikë në vendin e parë, ndërsa ndiqet nga Bylisi dhe Tirana nga një pikë më pak.

Teuta forcë e katërt e kampionatit, me 16 pikë, ndërsa vendin e pestë dhe të gjashtë e mbajnë Vllaznia dhe Kukësi, të dyja me 15 pikë.

Mbetet në vendin e shtatë Skënderbeu, me 14 pikë, ndërsa afrohet Laçi në pozicionin e 8-të, me 13 pikë në total.

I parafundit në renditje gjendet Luftëtari, me 6 pikë, ndërsa mbyll Flamurtari me vetëm 3 pikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco