Në Itali e bëjnë të kryer, ja kush e fiton ‘Topin e Artë’

Në Itali e bëjnë të kryer, ja kush e fiton ‘Topin e Artë’

10:45, 28/10/2019

Cristiano Ronaldo përgatitet që të fitojë për të gjashtën herë “Topin e Artë”, të paktën kështu raporton “Il Messagero”.

Ronaldo ka parakaluar Messin dhe Van Dijk dhe pritet të jetë ai fituesi i “Topit të Artë”, që do të jepet në datën 2 dhjetor.

Siç bën me dije kjo media, Ronaldo do të shoqërohet nga Fabio Paratiçi këtë mbrëmje dhe ka konfirmuar pjesëmarrjen në  eventin e organizuar nga “France Football”.

700 golat në karrierë dhe tre trofetë sezonin e shkuar (Nations League, Kampionat Italie, Superkupë Italie), kanë bërë që Ronaldo të dalë mbi Van Dijk dhe Messin, në këtë renditje,

Mbetet të shihet tashmë nëse thashethemet e mediave italiane janë të vërteta, apo do të bien poshtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco