Drejtuesit e Interit nuk e duan Ibrën, po kërkojnë përforcime në mesfushë

Drejtuesit e Interit nuk e duan Ibrën, po kërkojnë përforcime në mesfushë

23:10, 21/10/2019

“Futbollistët e mëdhenj zakonisht nuk lëvizin në janar, por unë dhe Ausilio po monitorojmë situatën dhe po shohim mundësitë nga të cilat mund të përfitojmë”, tha Marotta, i pyetur në lidhje me merkaton e dimrit.

Kohët e fundit po flitet shumë për një afrim të mundshëm të Zlatan Ibrahimoviç te zikaltrit, por gazetarët pranë Interit konfirmojnë se suedezi nuk bën pjesë në planet e drejtuesve, pasi kërkon një pagë të lartë dhe ka një karakter të vështirë, që mund të prishë ekuilibrat në ekip.

Për më tepër, në sulm zikaltrit ndihen të kompletuar me Lukaku-Lautaro që po përmirësojnë bashkëpunimin me njëri-tjetrin, por edhe Politano e Espozito në stol, në pritje të rikuperimit të Alexis Sanxhez, që mund të rikthehet në janar.

Objektivi i vërtetë i dyshes Marotta- Ausilio është që të afrojnë të paktën një mesfushor me peshë në dispozicion të Contes, duke qenë se përveç treshes titullare Brozoviç-Barella-Sensi, asnjë tjetër nuk ofron garancitë e duhura.

Kjo u pa qartë në Barcelonë me aktivizimi ne Gagliardinit dhe ndaj Juves me hedhjen në fushë të Vecinos, lojtarë që dukshëm nuk ishin në lartësinë e shokëve që zëvendësuan dhe vuajtën të përfshihen në lojën e skuadrës.

Aktualisht drejtuesit zikaltër po monitorojnë nga afër situatën e krijuar me Nemanja Matiç te Manchester United, ku serbi ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Solskjaer dhe nuk aktivizohet, por edhe Ivan Rakitiç, që është harruar në pankinë nga Ernesto Valverde.

Për serbin do të tentohet që të binden “djajtë e kuq” me një ofertë prej 5 milionë eurosh, duke qenë se atij i skadon kontrata në qershorin e ardhshëm, ndërsa për Rakitiç zikaltrit janë gati të ofrojnë një huazim me të drejtë blerjeje verën e ardhshme.

Plani i Marottës dhe Ausilios ëshët që t’i sjellin të dy mesfushorët në janar në Milano, por të paktën njëri do të ishte i domosdoshëm për Antonio Conten, që të ketë gjithmonë një alternativë të vlefshme në stolin e rezervave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco