Futbollistja shqiptare në listën e kandidateve për të fituar ‘Topin e Artë’

Futbollistja shqiptare në listën e kandidateve për të fituar ‘Topin e Artë’

21:46, 21/10/2019

Një futbolliste shqiptare bëhet pjesë e listës së emrave kandidatë për të fituar “Topin e Artë” që dorëzohet çdo vit nga prestigjiozja franceze “France Football”.

Kjo e fundit ka publikuar sot listën e 20 kandidateve të përzgjedhura për të garuar për trofeun më të lakmuar individual dhe mes emrave është edhe ai i sulmueses Kosovare Asllani.

Futbollistja e cila përfaqëson Suedinë në arenën ndërkombëtare, në këtë sezon ka bërë hapin e  madh duke iu bashkuar Real Madrid në Spanjë, edhe pse skuadra garon ende me emrin e CD Takon.

Për futbollisten 30-vjeçare është një vlerësim i jashtëzakonshëm prania në këtë listë, edhe pse ishte mëse i merituar pasi aftësitë e saj para portës janë aq të njohura sa edhe vetë Reali e prezantoi si një “galaktike”.

Gjithsesi, ajo nuk renditet me favoriteve kryesore për të fituar trofeun, pasi të gjithë janë të bindur se ai do t’u shkojë një prej futbollisteve të SHBA që fituan Kampionatin Botëror në verë, Megan Rapino ose Aleks Morgan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco