VIDEO/ Sherr masiv në shkallët e stadiumit, ndërpritet ndeshja në minutën e 86-të

VIDEO/ Sherr masiv në shkallët e stadiumit, ndërpritet ndeshja në minutën e 86-të

17:29, 21/10/2019

Ndeshja mes Atletiko San Luis dhe Kueretaro në kampionatin meksikan ishte duke shkuar në mënyrën më të mirë deri në minutën e 86-të, me këta të fundit që ishin duke fituar me rezultatin 0-2.

Megjithatë, ndeshja nuk u luajt 90 minuta të plota dhe shkak për këtë u bënë tifozeritë e të dyja ekipeve.

Kur të gjithë po prisnin përfundimin e kësaj sfide, tifozët menduan të zhvillojnë edhe një ndeshje tjetër përveç asaj në fushën e lojës.

Në minutën e 86-të, të dyja tifozeritë janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shfaqur skena aspak të mira për futbollin meksikan.

Arbitri e ndërpreu ndeshjen, por asgjë nuk përfundoi këtu pasi tifozët u futën edhe në fushën e lojës, ndonëse aty nuk pati dhunë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco