Dëmtim katastrofë/ ‘Ylli’ i Bajernit humb sezonin dhe Kampionatin Europian

Dëmtim katastrofë/ ‘Ylli’ i Bajernit humb sezonin dhe Kampionatin Europian

15:29, 21/10/2019

Niklas Sule ka pësuar një dëmtim katastrofë duke humbur sezonin me Bajernin dhe Kampionatin Europian me fanellën e Gjermanisë.

Niclas Sule ka këputur ligamentet e gjurit të majtë dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale që pritet ta lërë shumë muaj larg fushave të blerta.

Duke folur para gazetarëve përpara përplasjes së Bayernit në Ligën e Kampionëve me Olympiacos të martën, presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness.tha: “Sule mund të harrojë Euron. Kjo është gjithçka e pakuptimtë. Ai duhet të përqendrohet në sezonin tjetër tani”.

Vlerësimi i Hoeness vjen si një goditje për trajnerin e Gjermanisë Joachim Low, i cili e ka ish-lojtarin e Hoffenheim si shtyllë kryesore gjatë viteve të fundit.

24-vjeçari iu nënshtrua operacionit të dielën pasi skanimet konfirmuan se ai grisi ligamentin anterior në gjurin e majtë gjatë barazimit 2-2 me Augsburg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco