A ishte penallti prekja e De Ligt? Flet shefi i gjyqtarëve: Ja e vërteta...

A ishte penallti prekja e De Ligt? Flet shefi i gjyqtarëve: Ja e vërteta...

12:48, 21/10/2019

Matthijs de Ligt shkaktoi polemika gjatë fitores 2-1 të Juventusit kundër Bolonjës të shtunën në mbrëmje, pasi preku topin me dorë brenda zonës së 16-metrave.

Shefi i gjyqtarëve, Marcello Nicchi, gjatë analizës këmbëngul se prekja me dorë e talentit holandez kurrë nuk jepej penallti.

Në bazë të rregullave, Nicchi mendon se kjo prekje nuk është e ndëshkueshme, shkruan "Football-Italia", raporton SYRI.net.

"Kjo, sipas rregullores, nuk ishte asnjëherë një penallti," i tha Presidenti i AIA-s për Radio Anch’io Sport.

“Rregullat janë të qarta. Tifozët dueht të mësojnë rregullat pastaj të gjykojnë vendimet. Gjyqtarët po punojnë mirë, ata po zbatojnë mirë rregullat. Problemi është diçka tjetër: "ekspertët" nuk i dinë mirë rregullat e reja.

"Mendohet se ka shumë konfuzion mbi prekjen të topit me dorë, por është gjithçka shumë e qartë.

"Arbitrat janë duke bërë shumë mirë dhe ne nuk duhet të harrojmë rolet që secili prej nesh ka.

"Ne flasim shumë për racizmin dhe gjëra të tjera, por kur një gjyqtar sulmohet me gojë, atëherë nuk duhet të befasohemi nëse në një ligë më të ulët gjyqtarët të dhunohen me grushte dhe shkelma”, përfundoi ai.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco