E quajtën lojtar stoli, Ismajli thumbon analistët: Nuk po dëgjohen disa analistë nga Kosova

E quajtën lojtar stoli, Ismajli thumbon analistët: Nuk po dëgjohen disa analistë nga Kosova

21:25, 17/10/2019

Mbrojtësi, Ardian Ismajli është kthyer në një titullarë të padiskutueshëm në kombëtaren shqiptare.

Ismajli dikur ishte kapiten i Kosovës U 21, por u largua dhe zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë.

Largimi i tij bëri shumë bujë në Kosovë, ku shumë analistë e quajtën si të dështuar dhe që nuk mund të gjente hapësira te Kosova, ndaj edhe zgjodhi Shqipërinë. 

Mirëpo me paraqitjen e tij, Ismajli ua mbylli gojën të gjithë kritikëve. Së fundmi mbrojtësi i cili aktivizohet me Hajdukun e Splitit në Kroaci, me anë të një postimi në faqen e tij, ka thumbuar analistët dhe disa gazeta të cilët nuk beson tek ai.

POSTIMI THUMBUES I ISMAJLIT:

“Diçka për rezervistin. Nuk po dëgjohen disa gazeta dhe analistë nga Kosova jonë, sidomos ai i famshmi. Askush s’ka mundur të më mposhtë dhe as nuk do të munden! Me ndihmën e Zotit edhe familjes, vetëm përpara dhe me sukses vazhdojmë”.

Image

 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco