Disiplina fal Besën për episodet e dhunës, ja të gjitha vendimet...

Disiplina fal Besën për episodet e dhunës, ja të gjitha vendimet...

16:14, 17/10/2019

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet e ditës së sotme.

Klubi i Besës ishte i dënuar prej sezonit të kaluar, teksa në ndeshjen ndaj Bylisit pati episode të dhunës.

Kështu, klubit kavajas do t’i falet gjysma e dënimit me kusht për një periudhë gjashtëmujore. Pjesa tjetër e vendimeve lidhen me klubet të Kategorisë së Dytë.

Vendimet e plota:

1.KF “Këlcyra”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të Nenit 116/b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.

2. Zyrtari i KF “Këlcyra”, Sokol Spahiu, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

3. Pranimin e kërkesës së KF “Besa” dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit nga vendimi nr.15, date 18.04.2019. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të vendimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.

4. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Ada”, Arbjas Hasani dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të vendimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.Në bazë të Nenit 32/5 të KDS, në rast se lojtari Arbjas Hasani, brenda periudhës së provës kryen ndonjë shkelje,fillon zbatimi i menjëhershëm dënimit të pezulluar duke iu shtuar edhe dënimin e ri.

5. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Naftëtari”, Kadrijan Koxhaj si të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodin e Disiplinës Sportive.

6. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Naftëtari”, Xhulio Serdarisi të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodin e Disiplinës Sportive.

7. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Spartaku” U-19, Insan Murati si të pa bazuar në Rregulloren e Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodin e Disiplinës Sportive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco