Superliga/ FSHF vendos datat dhe oraret e ndeshjeve të javës së 8-të

Superliga/ FSHF vendos datat dhe oraret e ndeshjeve të javës së 8-të

14:48, 16/10/2019

Kategoria Superiore do të rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 8-të të saj, teksa më në fund janë përcaktuar edhe datat e oraret e sakta të 5 ndeshjeve të këtij raundi, të cilat do të luhen në harkun kohor të dy ditëve.

Kështu, gjithçka do të nisë me derbin bregdetar mes Teutës dhe Flamurtarit, që do të zhvillohet të premten në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, për shkak të punimeve që po kryhen në “Niko Dovana” të Durrësit.

Katër sfidat e tjera do të luhen ditën e shtunë, ku fillimisht do të jetë përballja Luftëtari-Bylis, në orën 14:00, ndërsa më pas në orën 17:00 do të jetë radha e takimeve Vllaznia-Partizani, Skënderbeu- Kukësi dhe Tirana-Laçi.

Të tre këto takime janë edhe më interesantet e javës, pasi mund të sjellin edhe konfigurime të tjera të kreut të tabelës në Kategorinë Superiore, që këtë fillim sezoni është vërtetë mjaft i ngjeshur.

Të premten

Teuta – Flamurtari          18:00      

Të shtunën

Luftëtari – Bylis             14:00      

Vllaznia – Partizani       17:00      

Skënderbeu – Kukësi    17:00      

Tirana – Laçi                  17:00      

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco