Real Madridi ofron James Rodriguez dhe 86 milion paundë për kampionin e botës

Real Madridi ofron James Rodriguez dhe 86 milion paundë për kampionin e botës

13:58, 16/10/2019

Chelsea mund të jetë shënjestra e një sulmi tjetër të Real Madridit në merkato, me gjigantët spanjollë të cilët po projektojnë blerjen e mesfushorit N’Golo Kante nëpërmjet një marrëveshjeje shkëmbimi që përfshin James Rodriguez.

Verën e kaluar, dy klubet gjetën gjuhën e përbashkët për transferimin në “Santiago Bernabeu” të Eden Hazard për vlerën 150 milionë paundë, por “Los Blancos” nuk duan të ndalen, ata synojnë edhe kampionin e botës me Francën, për të cilin, përveç kartonit të James Rodriguez, ofrojnë edhe 86 milionë paundë.

James Rodriguez thuajse ishte harruar në Madrid pas dy sezoneve në huazim te Bayerni i Mynihut, por “aksionet në bursë” të kolumbianit u rritëm pas fillimit të sezonit, me Zidane që e ka aktivizuar në 6 ndeshje të La Ligas (ka shënuar në fitoren 4-2 ndaj Granadas).

Chelsea mësohet se po tregon interes të ri për kolumbianin, pasi edhe më parë drejtuesit e klubit londinez e kanë patur idenë e nënshkrimit me të (para se të huazohej te Bayerni).

Edhe pse Chelsea është i interesuar për një shkëmbim të tillë, një marrëveshja mund të arrihet vetëm pasi të përfundojë pezullimi i merkatos i dhënë nga FIFA për blutë e Londrës.

Chelsea është ende në pritje të vendimit të Gjykatës e Arbitrazhit për Sport (CAS) për të rrëzuar ndalimin e transferimeve.

Klubit anglez i është ndaluar të kryejë blerje në dy dritare merkatoje (verë-dimër) nga FIFA, që do të thotë se nuk mund të regjistrojë lojtarë të rinj mbi moshën 16 vjeç deri verën e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco