Duka reagon për ndarjen nga jeta të Miço Papadhopulit: La kujtime të paharruara

Duka reagon për ndarjen nga jeta të Miço Papadhopulit: La kujtime të paharruara

10:54, 16/10/2019

Futbolli shqiptar ka marrë sot një lajm të hidhur. Është ndarë nga jeta një prej ikonave, Miço Papadhopuli.

Legjenda e klubit të Partizanit pak ditë më parë bëri 86 vjeç.

Papadhopuli konsiderohet si një prej lojtarëve më të mirë të historisë së klubit Partizani, por edhe të futbollit tonë.

Ai ishte pjesë e skuadrës së Partizanit gjatë periudhës së suksesshme në vitet 1950-1960, duke fituar 6 herë titullin kampion, teksa ka qenë edhe kapiten i të kuqve.

Gjatë karrierës së tij, Papadhopuli ka qenë pjesë e Kombëtares, teksa më pas ai ka patur detyra drejtuese, si shef teknik i Federatës, përgjegjës i sektorit të futbollit të Federatës dhe president i Federatës në vitin 1998.

Ai u vlerësua me titujt Mjeshtër i Madh, Mjeshtër i Merituar Sporti, si dhe President Nderi i Federatës.

Sapo ka marrë lajmin e hidhur, ka reaguar presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Të dashur miq të familjes tonë të madhe të futbollit, me hidhërim të thellë dëshiroj të ndaj me ju lajmin e trishtë se Miço Papadhopuli, President Nderi i FSHF, një ish-mbrojtës i shkëlqyer, drejtues futbolli dhe mik i mirë, është ndarë nga jeta. Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara”, reagoi presidenti i FSHF-së.

Homazhet në nder të Presidentit të Nderit të FSHF, do të zhvillohen tek Muzeu Kombëtar, ditën e sotme, nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco