Erikson kujton sherrin me Ferguson për Runin: Më tha do të vras

Erikson kujton sherrin me Ferguson për Runin: Më tha do të vras

14:06, 14/10/2019

Intervistë interesante ajo e lëshuar nga Sven Goran Erikson për mikrofonat e “The Times”.

Trajneri suedez foli për shumë tema të së shkuarës, mbi të gjitha gjatë kohës që drejtoi kombëtaren angleze.

Në mënyrë të veçantë, ai zbuloi një prapaskenë në lidhje me një zënkë me Sër Aleks Fergusonin, në atë kohë trajneri i Junajtidit, në lidhje me grumbullimin e Uejn Runit në Botërorin e 2006-ës.

Sulmuesi i Junajtidit vinte pas një frakture në metatars dhe ishte në fazë rehabilitimi.

Por, pavarësisht kësaj, Eriksoni e grumbulloi, duke ngjallur tërbimin e skocezit.

“Ishte ora shtatë e mëngjesit ose ndoshta edhe më herët. Nuk ma tha as ‘Ç’kemi Sven, si je?’ Mendova se donte të më vriste. Dhe, në fakt, më tha: ‘Të vras, je i mbaruar, mos e grumbullo Runin se do të të vras!’ Pastaj mes replikave dhe fyerjeve ‘Shko p…’” përplasjen e fitoi suedezi, i cili i mbylli telefonin: “Aleks, Runin do ta grumbulloj. Pushime të mbara! Mirupafshim!”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco