Conte me ‘dhimbje koke’, dëmtohen dy lojtarë me kombëtaret

Conte me ‘dhimbje koke’, dëmtohen dy lojtarë me kombëtaret

11:20, 13/10/2019

Dita e djeshme ka sjellë lajme të këqija për trajnerin e Interit Antonio Conte, pasi dy prej futbollistëve zikaltër, që janë të grumbulluar me kombëtaret respektive, kanë pësuar dëmtime dhe janë në dyshim për ndeshjen e fundjavës së ardhshme ndaj Sassuolos.

I pari që u dëmtua ishte Alexis Sanxhez, që la fushën e lojës në ndeshjen Kili-Kolumbi, në minutën e 87’ për shkak të problemeve në kavilje, ndërsa sot priten analizat e detajuara për të përcaktuar edhe shkallën e dëmtimit.

Tjetri ishte mbrojtësi Danilo D’Ambrossio, që luajti titullar në sfidën Itali-Greqi në “Olimpico”, ku pati një përplasje me një futbollist grek që në minutat e para, por këmbënguli dhe qëndroi në fushë deri në fund të takimit.

Megjithatë pas ndeshjes Mancini konfirmoi se D’Ambrossio do të rikthehet në Milano, ndërsa vetë mbrojtësi u shpreh se i druhet një dëmtimi në gju, që mund ta mbajë jashtë fushave për një ose dy javë, por vetëm rezonanca magnetike do të mund të japë konfirmimet finale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco