Çekia komplikon pozitat e Kosovës, ja si ‘Dardanët’ mund të shkojnë në EURO2020

Çekia komplikon pozitat e Kosovës, ja si ‘Dardanët’ mund të shkojnë në EURO2020

09:59, 12/10/2019

Fitorja e Çekisë në Pragë kundër Anglisë ia ka komplikon punët Kosovës në kualifikimin për Euro 2020, por asgjë nuk është e pamundur.

Kosova kualifikimin për Euro 2020 mund ta arrijë në disa mënyra.

Fillimisht, ‘Dardanët’ kanë nevojë për paraqitje të shkëlqyera në këto tre ndeshje të fundit.

Për t’u kualifikuar matematikisht në këto tre ndeshje na duhen pikë të plota, pra 9 pikë. Por ekziston edhe mundësia tjetër, Kosova ta mposht Malin e Zi, të barazoj ndaj Çekisë dhe ta mposht Anglinë apo të mposhtë Malin e Zi dhe Çekinë dhe të barazoj ndaj Anglisë,pra t’i siguroj 7 pikë në këto tre ndeshje.

Nëse nuk arrin edhe përmes kësaj rruge, mundësia e fundit e Kosovës mbetet nëpërmjet Ligës së Kombeve në marsin e vitit 2020, ku fillimisht takohet me Maqedoninë, dhe në rast fitoreje, në finale do të ndeshjes me fituesin e sfidës Bjellorusi – Gjeorgji

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco