Arsen Wenger pritet të marrë drejtimin e skuadrës së njohur

Arsen Wenger pritet të marrë drejtimin e skuadrës së njohur

21:27, 08/10/2019

Që nga qershori i vitit 2017, Arsen Wenger, është i papunë.

Dhe sipas asaj që raporton “ESPN” Wenger mund të rikthehet në drejtim një skuadre.

Trajneri francez, pritet që të marrë drejtimin e ekipit të Lyon, për të zëvendësuar Sylvinhon.

Një tjetër emër i njohur që po përflitet për të marrë drejtimin e Lyon është edhe Laurent Blanc.

Lyon këtë sezon në Ligue 1 po paraqitet shumë dobët, ku pas nëntë ndeshjeve renditet në vendin e 14.            

Skuadra franceze po ashtu është pjesë e Ligës së Kampionëve, ku më katër pikë zë vendin e dytë në grupin G

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco