Shkëlqeu ndaj Juventusit, Etrit Berisha në formacionin e javës në Serie A

Shkëlqeu ndaj Juventusit, Etrit Berisha në formacionin e javës në Serie A

12:56, 01/10/2019

Etrit Berisha ishte një nga më të mirët në fushë në përballjen ndaj Juventusit, teksa shmangu goleadën në portën e SPAL-it.

Gardiani i Kombëtares shqiptare arriti të neutralizonte disa gola të sigurt, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Si pasojë e paraqitjes fantastike, portali i njohur italian, “Tuttomercatoweb”, e ka përzgjedhur portierin në formacionin më të mirë të javës, përkrah emrave të njohur, si De Ligt, Riberi, Pjaniç etj.

Formacioni i javës

Berisha (Spal), Hatebur (Atalanta), Milenkoviç (Fiorentina), De Ligt (Juventus), Gosens (Atalanta), Milenkoviç-Saviç (Lacio), Pjaniç (Juventus), Castrovilli (Fiorentina), Alejandro Gomez (Atalanta), Duvan Zapata (Atalanta), Frenk Riberi (Fiorentina).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco